Data se kur Pochettino do të marrë drejtimin e Chelseat

Futboll

Data se kur Pochettino do të marrë drejtimin e Chelseat

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:38
Pochettino

Data e fillimit të Mauricio Pochettinos nën drejtimin e Chelseat është zbuluar pasi trajneri argjentinas është afër një rikthimi në Premierligë.

Pas një procedure gjithëpërfshirëse përzgjedhjeje, “Blutë” më në fund kanë vendosur që Pochettino të jetë trajneri i tyre i ardhshëm i përhershëm, pasi Graham Potterit iu tregua dera pas një ecurie të zymtë në Premierligë.

Sipas një raportimi në “The Sun”, ish-trajneri i Tottenhamit do të marrë zyrtarisht drejtimin e Chelsea më 1 korrik.

Trajneri do të fluturojë për në Londër këtë javë nga Barcelona ku pritet të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me klubin, raportoi “The Times”.

Stafi i tij do të përbëhet nga ndihmëstrajneri dhe kreu i kondicionimit Jesus Perez, trajneri i ekipit të parë Miguel D'Agostino, trajneri i portierëve Toni Jimenez dhe djali i tij Sebastiano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat