Një tifoz gris biletën nga dëshpërimi

Futboll

Një tifoz gris biletën nga dëshpërimi

Më: 19 maj 2023 Në ora: 13:13
Pamje nga grisja e biletës

Mbrëmja e së enjtes ishte plot emocione për shkak të përmbysjeve të vazhdueshme në gjysmëfinale të Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës.

Paralelisht, në Angli po luhej një ndeshje në letër e mbyllur, që pak linte hapur në kthim.

Në Hillsborough u regjistrua një mbrëmje historike.

Sheffield kishte humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale të “play-off”-it të Ligës 4-0 kundër Peterborough, por nga minuta e 9-të gjithçka ndodhi.

Sheffield shënoi 3 gola ndaj kundërshtarit në 90 minutat e kohës së rregullt, ndërsa në shtesë kërkoi golin që të paktën ta dërgonte sfidën në shtesë.

Goli i barazimit total në fakt erdhi në minutën e 98-të, duke plotësuar një përmbysje të bujshme që mund të prishej vetëm nga goli i Peterborough në pjesën e parë të shtesës, i barazuar menjëherë në minutën e 112-të nga mysafirët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat