Ferizajt i mbetet hatri të FC Ballkani, i reagon për këtë padrejtësi 

Futboll

Ferizajt i mbetet hatri të FC Ballkani, i reagon për këtë padrejtësi 

Nga: K.G. Më: 19 maj 2023 Në ora: 15:30
Logo e Ferizajt

Klubi i futbollit Ferizaj ka reaguar ashpër në lidhje me tifozët dhe përgjigjen që ka marrë nga kampioni në fuqi, FC Ballkani i Therandës.

Ferizajasve i mbetet hatri dhe reagojnë në këtë padrejtësi.

“Bordi drejtues, stafi, futbollistët e në veçanti tifozët e KF Ferizajt janë befasuar me përgjigjen negative nga KF Ballkani.

Skuadra jonë të shtunën e zhvillon ndeshjen e javës së 35-të në kuadër të Albi Mall Superligës si mysafire e Ballkanit. 

Ne, me kohë e kemi lajmëruar mikpritësin për interesimin e tifozëve tonë për të qenë të pranishëm në stadium për këtë ndeshje, por fatkeqësisht përgjigja që kemi marrë nuk është ajo që kemi dashur dhe që kemi pritur.

Nga FC Ballkani na është thënë se nuk janë në gjendje të garantojnë siguri për tifozët tanë.

Pavarësisht se futbolli dhe sporti janë ura të bashkimit të njerëzve, për fat të keq tek ne, së paku në raste të caktuara, ende nuk shihen nga ky këndvështrim. 

Gjithsesi, ne nuk mund t’ua ndalojmë tifozëve tonë udhëtimin për në Therandë, sigurisht tani në mënyrë individuale. 

Ne, i urojmë Ballkanit edicion të suksesshëm, ndërsa shpresojmë që ndeshja e kësaj jave, por edhe të tjerat në përgjithësi të kenë rrjedhën më të mirë të mundshme”, reagon FC Ferizaj me bordin drejtues  dhe presidentin Lulzim Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat