Dëmtohet rëndë sulmuesi i Sassuolos

Futboll

Dëmtohet rëndë sulmuesi i Sassuolos

Më: 19 maj 2023 Në ora: 18:27
Agursin Alvarez

Përfundon në mënyrën më të keqe të mundshme sezoni i parë te Sassuolo për sulmuesin uruguaian Agursin Alvarez, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë në seancën stërvitore.

Sipas njoftimit të klubit, sulmuesi uruguaian ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë dhe do t’i nënshtrohet operacionit.

Praktikisht sezoni mund të quhet i përfunduar për sulmuesin uruguaian, duke qenë se dëmtimet të tilla marrin deri në 6 muaj kohë për rikuperim, ndaj gjasat më të mëdha janë që Alvarez të rikthehet në fushë vetëm në fillim të vitit të ardhshëm.

Futbollisti uruguaian, që sot feston ditëlindjen e 22-të, u transferua te Sassuolo në fillim të sezonit dhe ka shënuar vetëm një gol në 20 ndeshje, shumicën e të cilave i ka nisur nga stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat