Lyoni fiton me përmbysje

Futboll

Lyoni fiton me përmbysje

Më: 19 maj 2023 Në ora: 23:21
Aleksander Lacazette

Lyoni ia doli të triumfojë me rezultaitn 3:1 ndaj Monacos, duke vrarë shpresat e skuadrës së Principatës franceze për nëj vend në zonën Champions të renditjes.

Skuadra e drejtuar nga Laurent Blanc ia doli të triumfojë me përmbysje, pasi e pa veten në disavantazh që në minutën e dytë, kur Monaco shënoi me anë të Ben Yadder.

Vendasit rikthyen baraspeshën në minutën e 38’ me anë të sulmuesit dhe liderit të ekipit, Aleksander Lacazette, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Caqueret dhe Cherki, duke vulsour suksesin.

Me këtë sukses, Lyoni i Blanc mban gjallë shpresat për të zënë vendin e pestë, që përkthehet në pjesëmarrje në Conference League sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat