Pioli: Sezoni nuk u mbyll me derbin, Champions i rëndësishëm

Futboll

Pioli: Sezoni nuk u mbyll me derbin, Champions i rëndësishëm

Më: 20 maj 2023 Në ora: 11:10
Pioli

Milani i Stefano Piolit nuk mund të gabojë më nëse dëshiron të kualifikohet në Champions League.

Ndeshja kundër Sampdorias, në fakt, përfaqëson të parën nga tre finalet shumë të rëndësishme të kampionatit për kuqezinjtë që duhet të rikuperojnë katër pikë nga Lazio për të pushtuar vendin e katërt që do të thotë Champions League.

Dhe pavarësisht zhgënjimit pas derbit, Pioli deklaron: "Sezoni nuk mbaroi të martën, të shkojmë në Champions League është shumë e rëndësishme për ne. Ka dekurajim dhe zhgënjim, por me Sampdorian është një ndeshje shumë e rëndësishme".

Trajneri nuk dëshiron të dëgjojë për një sezon zhgënjyes: “Gjithçka mund të ndryshojë në këto tri ndeshje, fatkeqësisht nuk kemi pasur vazhdimësi në ligë”.

"Ne jemi prapa në ligë në krahasim me vendin ku duam të jemi, kemi nevojë për përqendrim. Vetëkuptohet që duam t'i fitojmë të tria ndeshjet e mbetura, nesër është e para dhe kemi mundësinë të tregojmë se çfarë jemi. Fatmirësisht sezoni nuk mbaroi pas derbit”.

"Të luajmë menjëherë është fat, zhgënjimi ishte i fortë dhe shpresonim të shkonim në finale. Ka zhgënjim, na u desh kohë për t'u rikuperuar, por ne duhet të reagojmë si një ekip i madh. Rikthimi në Champions League është objektivi, është shumë e rëndësishme për ne”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat