Ka gabuar

Futboll

Ka gabuar

Më: 20 maj 2023 Në ora: 11:48
Federiko Dimarko

Kualifikimi i Interit në finalen e Ligës së Kampioneve, i solli një situatë jo fort të këndshme Federiko Dimarkos i cili pas ndeshjes këndoi me ultrasit e Interit, por nga futbollisti u këndua një këngë ofenduese për kundërshtarin.

Kjo ka bërë që ultrasit e Milanit ta kërcënojnë, duke i vënë një banderolë para shtëpisë së tij.

“Dimarko, mendo të luash ose do të të bëjmë të kapërdish gjuhën”, shkruhej në banderolën e vendosur para shtëpisë.

Por, gjesti i Dimarkos dhe kënga e tij është kritikuar edhe nga vetë ultrasit e Interit, “Curva Nord” të cilët e konsiderojnë të gabuar sjelljen e futbollistit të tyre.

Nëpërmjet një komunikate, ata shprehen se kjo është një këngë që nuk këndohet më në stadium, duke zbuluar edhe një marrëveshje mes dy tifogrupeve për respektin që duhet të ekzistojë mes tyre.

“Dimarko është një djalë shumë i mirë, ai është i preferuari ynë dhe ne e duam marrëzisht sepse ai është rritur në sektorin tonë të të rinjve dhe ka një peshë specifike të ndryshme nga lojtarët e tjerë. Ajo që ka ndodhur në këto ditë është diçka e pakëndshme.

Federicko nuk e dinte dhe në një San Siro të mbushur me njerëz filloi një kor që preku deri në palcë tifozët e organizuar të Milanit. Mund të bëni shaka dhe të qeshni me skuadrën rivale, por ai kaloi më shumë se aq. Edhe ne do të ishim mërzitur nëse dikush nga Milani, do të bënte të njëjtën gjë. Ai ra në kurth dhe ‘Curva Sud’ ka çdo arsye për të qenë të zemëruar dhe të ofenduar. Lojtari kërkoi falje.

Ngacmimi është i ligjshëm për sa kohë që shkon në klube, por kur shkon të ngacmosh një tifogrup rrezikon të ndikojë në ekuilibra. Jetojmë në Milano, ku ka më shumë se 40 vjet në fuqi një pakt mos-sulmimi, nuk e kemi parashikuar, por është transmetuar brez pas brezi. Ka respekt mes dy tifozerive”, shkruhej në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat