Lëndimi i Sabitzer, United merr këtë vendim

Futboll

Lëndimi i Sabitzer, United merr këtë vendim

Më: 20 maj 2023 Në ora: 13:32
Ten Hag

Manchester United ka humbur mesfushorin Marcel Sabitzer për shkak të lëndimit, dhe tani klubi ka marrë vendim që të nënshkruajë të paktën me një mesfushor gjatë kësaj vere, bën të ditur Fabrizio Romano.

United thuhet se ka vendosur që ta përforcojë më shumë mesfushën, dhe do të transferojë të paktën një mesfushor gjatë merkatos verore, pavarësisht se çfarë ndodh me Marcel Sabitzer.

Sabitzer do të mungojë në ndeshjet e fundit të këtij sezoni të United, për shkak të një lëndimi në gjurin e tij.

Mesfushori austriak iu bashkua skuadrës së Ten Hag këtë janar në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, dhe mbetet të shihet nëse United do ta bëjë permanente transferimin e tij për shkak të lëndimit që pësoi Sabitzer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat