Cila skuadër e ka fituar më së shumti Kupën e Maqedonisë së Veriut?

Futboll

Cila skuadër e ka fituar më së shumti Kupën e Maqedonisë së Veriut?

Nga: K. G. Më: 20 maj 2023 Në ora: 14:22
Struga TL

Sot (17.00) pasdite do të takohen Makedonija GP dhe skuadra shqiptare Struga Trim Lum, ku do të luftojnë për Kupën e Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Është finalja jubilare, e 30-ta. 

Për klubin nga Gjorgje Petrov kjo do të jetë finalja e pestë, ku dy herë e kanë fituar deri me tash, ndërsa për Strugën TL do të jetë finalja e parë.

Vardari është rekordmen, me pesë trofe në gjashtë finalet e tyre. 

Interesant është fakti se Vardari nuk kanë arritur në finale për 16 vjet, deri më tani kanë fituar kupën në vitet 1993, 1995, 1998, 1999 dhe 2007.

Rabotniçki vijon me katër në vitin 2008, 2009, 2014 dhe 2015. 

Slloga Jugomagnat (tani Shkupi) pason me tre në vitin 1996, 2000 dhe 2004.

Sileksi gjithashtu ka tre, në vitin 1994, 1997 dhe në 2021.

Teteksi ka fituar dy herë, në vitin 2010 dhe 2013, pastaj Pelistero në 2001 dhe 2017. Shkendija triumfoi në vitin 2016 dhe 2018, Makedonija GP në vitin 2006 dhe 2022.

Ndërsa Pobeda në vitin 2002, Cementarnica në vitin 2003, Bashkimi në 2005, Renova në 2012, Metalurgu në vitin 2011 dhe Akademia Pandev në 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat