Ballkani - Ferizaj, formacionet zyrtare

Futboll

Ballkani - Ferizaj, formacionet zyrtare

Më: 20 maj 2023 Në ora: 14:22
Pamje nga një ndeshje

Ballkani dhe Ferizaj kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi i Kosovës është nikoqir i ferizajasve në takimin që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e qytetit” në Suharekë, me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi dhe synon të tretën, pasi kjo do të afronte shumë afër, por edhe mund t’ia vulos titullin kampion.

Në anën tjetër, mysafirët e Andre Panadiq luajnë për pikët e mbijetesës, pasi ende gjenden në zonën e barazhit me vetëm një pikë nga pozita që i rrëzon nga kategoria.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Jashanica, Dellova, Trashi, Kuc, Emerllahu, Zyba, Gripshi, Berisha.

Ferizaj: Jovanovski, Bardhi, Halili, Cakolli, Avdulli, Shabani, Sefa, Orana, Krasniqi, Sadriu, Panadic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat