Gavi: Barcelona është klubi i ëndrrave të mia

Futboll

Gavi: Barcelona është klubi i ëndrrave të mia

Më: 20 maj 2023 Në ora: 14:47
Gavi

Super-talenti spanjoll, Gavi e ka shprehur edhe një herë dashurinë enorme që e ndien për Barcelonën.

Përfaqësuesi i ri spanjoll dëshiron ta vazhdojë karrierën në “Camp Nou” përkundër problemeve që i dolën me kontratën me gjigantin katalunas.

Edhe pse thuhet se lojtarin e duan gjigantët anglezë, në mendjen e mesfushorit kreativ qëndron vetëm Barça.

“Jam i qetë, njëjtë janë edhe tifozët.

Kur isha i vogël, gjithmonë kam dashur të qëndroja tek Barça.

Është klubi i ëndrrave të mia, e them këtë gjithmonë”, deklaroi Gavi për “Movistar+”.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit, i cili megjithatë, nëse do të pyetej vetë, nuk do të largohej nga “Blaugrana”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat