E ardhmja e Messit mund të jetë në Spanjë

Futboll

E ardhmja e Messit mund të jetë në Spanjë

Më: 21 maj 2023 Në ora: 12:08
Lionel Messi

E ardhmja e Lionel Messit tashmë ka krijuar shumë diskutime gjatë javëve të fundit, dhe me siguri do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë merkatos së verës.

Messi pritet të bëhet një futbollist i lirë në fund të sezonit, me kontratën e tij me Paris Saint-Germain që i skadon dhe një rinovim që duket gjithnjë e më i vështirë për t’u realizuar.

Messi mund të rikthehet në futbollin spanjoll këtë verë, pasi është përfolur shumë me një rikthim te Barcelona. Megjithatë, German Pezzella dhe Guido Rodriguez i kanë thënë TyC Sports  se i kanë ofruar shokut të tyre të kombëtares mundësinë për t’u bashkuar me ta te Real Betis.

“Ne te Betis ia kemi hapur derën. Nuk kemi asnjë problem. Nëse do të vijë, do ta lëmë”, tha Pezzella.

Lajmi i mirë për Messin është se edhe nëse ai nuk mund të kthehet në shtëpi te Barcelona, ose nëse transferimi në Arabinë Saudite nuk ndodh, ai do të ketë një vend te Real Betis, nëse ai dëshiron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat