Zbulimi befasues i Matthau

Futboll

Zbulimi befasues i Matthau

Më: 21 maj 2023 Në ora: 12:24
Lothar Matthaus

Lothar Matthaus publikoi një intervistë në lidhje me sezonin e Bayern Munich, duke zbuluar gjithashtu një prapaskenë mbi shkarkimin e diskutueshëm të Julian Nagelsmann gjatë sezonit me Thomas Tuchel si pasardhësin e tij.

Matthaus ka veshur dy herë fanellën bavareze, nga viti 1984 deri në vitin 1988 dhe nga viti 1992 deri në vitin 2000, ai e njeh shumë mirë mjedisin dhe shkarkimi i Nagelsmann-it e ka lënë shumë të befasuar teksa deklaroi për portalin Goal:

“Ishte një surprizë e madhe për shumë njerëz, jo vetëm për mua.

Nagelsmann bëri një punë të mirë dhe fitoi Bundesliga-n, ndoshta ai nuk ishte aq i mirë në Champions në vitin e tij të parë.

“Por këtë vit ai fitoi kundër PSG-së, Inter-it, Barcelona-s të dyja herët, në Bundesliga nuk ishte perfekt, por nuk ishte larg trofeut, në fillim mendova se ishte një shaka, por nuk ishte 1 Prilli. Diçka duhet t’i ketë ndodhur Bayern-it për të marrë atë vendim”.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë identifikuan menjëherë trajnerin e ri duke marrë Tuchel, një zgjedhje që do të ishte detyruar nga prania e Juventus-it te trajneri gjerman, siç zbulon Matthaus:

“Tuchel ishte pranë një transferimi tek Juventus-i. Bayern ishte nervoz, Tuchel ishte i lirë dhe Bayern nuk besonte 100% te Nagelsmann.

Ata nuk mund ta shkarkonin atë nëse do të fitonte tre tituj, kështu që ata kanë vendosur ta shkarkojnë atë tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat