‘The Reds’ të etur për supertalentin e Celta Vigos

Futboll

‘The Reds’ të etur për supertalentin e Celta Vigos

Më: 21 maj 2023 Në ora: 13:21
Gabri Veiga

Klubi anglez, Liverpool që tashmë është jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, është hedhur në sulm për përforcime te reja në skuadër.

Sipas medieve britanike, ‘The Reds’ është i etur për të nënshkruar me një mesfushor të ri premtues.

Gabri Veiga, i cili po bën një sezon të madh me Celta Vigon, është objektiv i klubit nga ‘Anfield’.

Pas dështimit për të transferuar talentin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, i cili duket se do t'i bashkohet Real Madridit, Liverpooli është duke u përgatitur të përmbush klauzolën prej 40 milionë euro në kontratën e 20-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat