Boateng nuk përmbahet

Futboll

Boateng nuk përmbahet

Më: 21 maj 2023 Në ora: 15:15
Boateng

Hertha Berlin është përshëndetur me Bundesliga-n pas dhjetë vitesh.

Skuadra e kryeqytetit gjerman nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Bochum-it.

Pasi i ka shkuar afër fitores me Tousart, ekipi vendas ka pësuar një gol nga Schlotterbeck në minutat shtesë. Një barazim që ka sjellë rënien në kategorinë e dytë të Hertha-s.

Në rrjetet sociale kanë ardhur shumë mesazhe nga ana e lojtarëve dhe tifozëve.

Një nga këto ka ardhur nga Kevin Prince Boateng, i cili ka publikuar një postim në Instagram me disa fotografi në të cilat shfaqet në lot.

“Kërcimi i fundit nuk ka shkuar siç do të kishim dashur. Faleminderit Hertha. Përgjithmonë”.

Fjalë shumë emocionuese dhe që kanë marrë shumë vlerësime në pak kohë. Duhet thënë se pavarësisht rënies nga kategoria, pjesa më e madhe e tifozëve kanë treguar një dashuri të madhe me shumë që kanë shkruar:

“Dashuria për këtë skuadër dhe për këtë sport nuk ka kategori”, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes skuadrës dhe ambientit do të jetë gjithmonë e fortë pavarësisht nga kategoria ku do të luajë skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat