Duro: U goditëm në pjesën e parë

Futboll

Duro: U goditëm në pjesën e parë

Më: 21 maj 2023 Në ora: 15:42
Duro

Struga Trim Lum nuk arriti që t'i bashkojë dy trofetë e sezonit 2022/23, pasi në finalen e zhvilluar në Shkup u mundën nga Makedonija Gj.P, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 1:1, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Ishte skuadra kundërshtare e Makedonija GJ.P që shënoi e para në këtë takim në minutën e 28-të me anë të kapitenit Filip Mishevski, i cili doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Barazimin e arritën gjatë pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 77-të, falë golit të shënuar nga Fatjon Jusufi.

Me shifrat 1:1 u mbyll takimi brenda kohës së rregullt prej 90-të minutave, ndërsa ky rezultat ishte valid edhe pas 120 minutave lojë.

“Fillimisht uroj Makedonija GJ.P për trofeun e Kupës, sepse kush fiton ka merita të patjetërsueshme, finalja në një takim të vetëm i ka të gjitha këto situata, mund të jesh superior dhe unë pash se neve ishim superior, edhe atë gjatë gjithë 120 minutave.

U goditëm në pjesën e parë dhe më pastaj kërkuam të barazojmë.

Gjetëm atë gol barazimi, ndërsa ishim edhe më afër golit të dytë.

Sa u përket penaltive, ato janë çështje fati, ashtu edhe siç ndodhi” – u shpreh Shpëtim Duro.

Po të njëjtin mendim në Konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes, ndante edhe kapiteni ynë Tairi.

“Ishim kundërshtarë shumë më i mirë, mirëpo fati edhe këtë herë nuk ishte në anën tonë, mund të them se nuk patëm fat që ta përmbyllnim ndeshjen brenda 120 minutave, ajo është, kur erdhën penaltitë, nuk kishim fare fat” – deklaroi Flamur Tairi, i cili ekzekutoi penaltinë e parë, duke goditur lartë mbi portë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat