Vini s’ka në plan të largohet nga Reali – tashmë ka nënshkruar kontratën e re

Futboll

Vini s’ka në plan të largohet nga Reali – tashmë ka nënshkruar kontratën e re

Më: 22 maj 2023 Në ora: 08:38
Vinicius Junior

Vinicius Junior nuk ka në plan të largohet nga Real Madridi, pavarësisht disa raporteve.

Vini dëshiron të qëndroj në Real Madrid dhe të mposht racizmin në Spanjë së bashku me Real Madrid – mision i qartë, s’ka tjetër rrugë, raporton Fabrizio Romano.

Braziliani tashmë e ka nënshkruar kontratën e re me Realin, e cila do të jetë vlefshme deri në verën e vitit 2027. Pritet vetëm njoftimi zyrtar nga klubi i Realit.

Ndryshe, Vinicius u ndëshkua me karton të kuq dhe u aludua që shkak për këtë ishte fyerjet e tifozëve të Valencias ndaj tij me baza racore. Siç raportuan mediet braziliane, Vini ishte duke shqyrtuar mundësinë e largimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat