11 tituj kampioni në 15 vjet, Guardiola është “baba” i trajnerëve

Futboll

11 tituj kampioni në 15 vjet, Guardiola është “baba” i trajnerëve

Më: 22 maj 2023 Në ora: 15:59
Pep Guardiola

Pep Guardiola e festoi së fundmi titullin e radhës të kampionit.

Trajneri spanjoll po e vazhdon kështu një seri të jashtëzakonshme pasi e siguroi titullin e më të mirit për sezonin 2022/23 në Premierligë.

Me këtë rast, trajneri i Manchester Cityt e fitoi titullin e 11-të të kampionit në liga nacionale, ndërsa të parin e kishte fituar në sezonin 2008/09 në bankinën e Barcelonës, njofton “Opta”.

Në këto 15 vjet ai i ka lënë shumë prapa trajnerët tjerë.

I dyti me më së shumti tituj të kampionit në ligat e forta evropiane është Massimiliano Allegri me gjashtë tituj kampioni, një me Milanin dhe pesë me Juventusin.

Ai ndiqet nga Antonio Conte (5), Carlo Ancelotti e José Mourinho (4). 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat