Valladolid-Barcelona, formacionet e mundshme

Futboll

Valladolid-Barcelona, formacionet e mundshme

Më: 23 maj 2023 Në ora: 09:30
Valladolid-Barcelona, formacionet e mundshme

Tanimë kampion, Barcelona do të synojë t’i rikthehet fitores në La Liga, ku udhëton drejt skuadrës së Real Valladolidid, e cila këtë sezon po lufton për mbijetesë.

Skuadra e Xavit, e cila veçse është shpallur kampione, pësoi humbje 2:1 të shtunën mbrëma, ndërsa Real Valladolidi humbi 2:0 kundër Cadizit të premten.

Momentalisht, Barcelona gjendet në kuotën e 85 pikëve në vendin e parë, krahas Valladolidit që gjendet në zonën e rrezikut, respektivisht në vendin e 18 me 35 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Valladolidin nuk do të paraqiten Amallah, Anuar, Hongla dhe Perez, kurse te Barcelona mungojnë Alarcon, Araujo, Kounde dhe Pedri.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Real Valladolid (3-4-3): Masip; Fernandez, Sanchez, El Yamiq; Rosa, Monchu, Aguado, Olaza; Plata, Marin, Leon

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Roberto, Alonso, Christensen, Balde; Gavi, Busquets, F de Jong; Dembele, Lewandowski, Raphinha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat