FC Struga Trim Lum në pushim deri më 5 qershor

Futboll

FC Struga Trim Lum në pushim deri më 5 qershor

Më: 23 maj 2023 Në ora: 11:15
Struga Trim Lum

Pas ndeshjes finale të zhvilluar të shtunën dhe festës së mbrëmshme madhështore me rastin e titullit kampion, ekipi i Struga Trim Lum prej sot është në pushim të merituar, ku do të qëndrojë deri me datë 05 qershor.

Është kjo data kur do të fillojmë misionin europian dhe njëherit përgatitjet për edicionin 2023/2024.

Kujtojmë, Struga Trim Lum edicionin që lamë pas doli kampion, ashtu që këtë vit vendin tonë do ta prezantojmë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Emrin e kundërshtarit të parë do ta mësojmë me datë 20 qershor, kur veçmë skuadra do të jetë në javën e dytë të përgatitjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat