Saka rinovon kontratën me “Topçinjtë”

Futboll

Saka rinovon kontratën me “Topçinjtë”

Më: 23 maj 2023 Në ora: 15:46
Saka në mes

Arsenal ka konfirmuar se Bukayo Saka ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me klubin londinez verior.

Saka kishte qenë në bisedime për një rinovim kontrate me “Topçinjtë” për muaj të tërë, me marrëveshjen e tij të mëparshme që do të skadonte në fund të sezonit të ardhshëm.

Arsenali ishte gjithmonë i bindur se 21-vjeçari do të pranonte ë qëndronte, pavarësisht interesimit nga diku tjetër, dhe tani ata kanë njoftuar se është firmosur një kontratë e re e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2027.

“Jam shumë i lumtur, ka pasur shumë biseda dhe ka kaluar një kohë, por unë jam këtu tani.

Mendoj se ky është klubi i duhur, vendi i duhur për të bërë hapin tjetër. Është një klub i bukur, shiko ku jemi.

Për mua ka të bëjë me arritjen e ambicieve të mia personale, sa e shtyj veten dhe sa kërkoj nga vetja çdo ndeshje, javë pas jave.

Pastaj kam të gjithë njerëzit e duhur rreth meje për sa i përket familjes, dhe kur vij në stërvitje, kam bashkëlojtarët e mi dhe stafin stërvitor.

Mendoj se kam gjithçka që më nevojitet për t’u bërë lojtari më i mirë që mund të jem, dhe kjo është arsyeja pse jam i lumtur që qëndroj këtu dhe jam këtu për të ardhmen sepse vërtet besoj se mund të arrijmë gjëra të mëdha”, është shprehur Saka.

Ky është një lajm i madh për Arsenalin. Saka është xhevahiri në kurorën e skuadrës së Mikel Arteta, siç e ka treguar me paraqitjet e tij të shkëlqyera këtë sezon. ai ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me 11 asistime duke u bërë një nga liderët e skuadrës, pavarësisht moshës së tij shumë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat