Reagon Juventusi

Futboll

Reagon Juventusi

Më: 23 maj 2023 Në ora: 16:51
Logo e Juventusit

Gjykata e Apelit e federatës italiane ka vendosur të dënojë Juventusin me 10 pikë zbritje.

Pas kësaj, Zonja e Vjetër ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ndihen të hidhëruar dhe po shqyrtojnë apelin.

“Skuadra e Juventusit merr parasysh vendimin e Gjykatës së Apelit të Federatës Italiane të Futbollit dhe rezervon të drejtën të lexojë arsyet (për vendimin) dhe të shqyrtojë ankesën e saj të mundshme në Organin kompetent të Komitetit Olimpik Italian.

Ajo që është vërtetuar pas vendimit të pestë të gjykatës për këtë çështje, që ka nisur dhe vazhdon prej më shumë se një viti, po i shkakton hidhërim të madh klubit dhe miliona tifozëve të tij, të cilët në mungesë të rregulloreve të qarta, janë në pozicionin e ndëshkimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat