A po i vjen fundi Ardon Jasharit në FC Luzern?

Futboll

A po i vjen fundi Ardon Jasharit në FC Luzern?

Nga: K. G. Më: 23 maj 2023 Në ora: 21:28
Ardon Jashari

A po i vjen fundi Ardon Jasharit në FC Luzern?

Dy ndeshje janë ende në program në të cilat ai dëshiron të tregojë sërish të gjitha aftësitë e tija. që t'i japë Zvicrës Qendrore një kënaqësi të fundit duke u kualifikuar me Luzernin në garat evropiane 

“Pas kësaj, pavarësisht kontratës deri në vitin 2026, shenjat janë të lamtumirës”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”. 

“Duhet të jemi realistë”, tha së fundmi trajneri Mario Frick. 

Ai tani është një lojtar i rregullt dhe kapiten i padiskutueshëm i Luzernit, si dhe një lojtar i ekipit kombëtar të Zvicrës. Si rezultat, vlera e tij në treg është në 6 milionë franga.

Jashari flitet se është në llupën e Portos, RB Leipzigut dhe Atalantës. 

“Megjithatë, një transferim jashtë vendit konsiderohet më i mundshëm sesa një ndryshim brenda Superligës, për shembull në Young Boys”, shkruan media zvicerane.

Jashari mund t’i sjellë nga pesë deri në tetë milionë franga Luzernit.

Pas kësaj, i takon drejtorit sportiv Remo Meyer të gjejë një zëvendësues.

Nga ana e tij, Jashari ka potencial të afirmohet në një vend të ri dhe në një nivel më të lartë nëse i jepet kohë e mjaftueshme për të luajtur.

Për këtë është i bindur edhe Frick: "Unë nuk shoh asnjë kufi për Ardonin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat