Inzaghi po bëhet gati që të përjetojë një tjetër finale

Futboll

Inzaghi po bëhet gati që të përjetojë një tjetër finale

Më: 23 maj 2023 Në ora: 21:31
Inzaghi

Simone Inzaghi po bëhet gati që të përjetojë një tjetër finale në pankinën e Interit dhe ashtu si në finalet paraardhëse më zikaltrit, të çojë lart trofeun.

Zikalterit luajnë nesër ndaj Fiorentinës në finalen e Kupës së Italisë dhe tekniku ka zgjedhur konferencë për shtyp para sfidës për të konfirmuar se nuk largohet nga Interi.

“Nesër do të përballemi me një skuadër në shëndet të plotë, e dimë se çfarë do të gjejmë përballë.

E kanë merituar finalen ashtu si ne. Do të jetë një ndeshje e hapur, ne duhet të jemi skuadër me S të madhe.

Do të duhet të dimë të lexojmë momentet e shumta të ndeshjes që do të jetë të tillë.

Specialist në finale? Shpresoj që kjo famë e imja të vazhdojë.

Na mbeten dy finale për t’u zhvilluar në katër ndeshjet e fundit të sezonit. Shpresoj që tradita të vazhdojë, por duhet vetëm të falënderoj djemtë.

Kam gjetur një grup i cili këtë vit ka kaluar shumë situata, edhe më pak të lumtura, mjafton të mendosh për dy muaj më parë.

Finalja e Ligës së Kampioneve ishte e papritur për pjesën më të madhe, por skuadra jonë e ka shprehur gjithmonë, që kur u hodh shorti”, tha Inzagi,

I pyetur më pas nëse konfirmonte se do të qëndronte me 100% të Interi, ai nuk kishe frikë të pohonte para gazetarëve.

“Po, nuk jam ndjerë asnjëherë në diskutim. Kam një kontratë”, tha ai, duke konfirmuar vazhdimësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat