Ademi: Sot nderuam dhe përkujtuam tre dëshmorët, ish futbollistë të Llapit 

Futboll

Ademi: Sot nderuam dhe përkujtuam tre dëshmorët, ish futbollistë të Llapit 

Nga: K.G. Më: 23 maj 2023 Në ora: 23:35
Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me veteranët e futbollit sot nderuan e përkujtuan tre dëshmorët e KF Llapit të Podujevës. 

“Sot nderuam dhe përkujtuam tre dëshmorët, ish-futbollistë të Llapit, Milazim Berisha, Kujtim Aliu dhe Vllaznim Emini!

Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ edhe këtë herë bashkoi ish-futbollistë, familjarë të dëshmorëve dhe zyrtarë institucional në një ndeshje përkujtimore ndërmjet Veteranëve të Llapit dhe Veteranëve të Kombëtares së Kosovës. 

Ky aktivitet tradicional organizohet nga KF Llapi, për të nderuar tre legjendat e futbollit llapjan dhe për të treguar respektin tonë për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e gjelbër, e në veçanti për heroizmin e tyre për lirinë e Kosovës.
I përjetshëm kujtimi për Milazimin, Kujtimin dhe Vllaznimin!

Lavdi dëshmorëve!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat