Kupa e Italisë, përballje e dy mesfushorëve që kërkon Barcelona

Futboll

Kupa e Italisë, përballje e dy mesfushorëve që kërkon Barcelona

Më: 24 maj 2023 Në ora: 11:13
Brozoviç

Sonte në orën 21:00, Fiorentina dhe Interi do të luajnë Kupën e Italisë. Biletat e “Olimpico” janë shitur të gjitha.

Në vëmendjen e të gjithëve është një duel në mesfushë, i përbërë nga dy lojtarë që në fakt do ta gjejnë veten në të njëjtin pozicion në fushë, por me interpretime diametralisht të kundërta të rolit.

Nga njëra anë Marselo Brozoviç, nga ana tjetër Sofian Amrabat.

Dy “regjisorë” kaq të ndryshëm, por të bashkuar nga pasioni që Barcelona ka për ta. Me të dy, klubi blaugrana tashmë ka filluar kontaktet prej muajsh.

Në të vërtetë, te marokeni ata shohin diçka më shumë, tentuan edhe në ditën e fundit të merkatos së janarit.

Një ditë e çmendur, në të cilën Amrabat nuk u paraqit në stërvitje.

Përpjekja ishte ta detyronin të largohej nga klubi vjollcë. Rezultati ishte jo vetëm qëndrimi në Firence, por edhe nevoja për t’i kërkuar falje klubit.

Për të, si për Brozovic, sirenat blaugrana duken vetëm të shtyra në kohë, ndoshta më realiste (sidomos nëse Messi do të kthehej). Në fund, Barça do të marrë vetëm njërin prej të dyve.

Por të dy e dinë rëndësinë e mbrëmjeve si kjo e sotmja në “Olimpiko” për trajektoret e tyre përkatëse të së ardhmes. Sfida mes të dyve mund të përcaktojë të ardhmen përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat