Kapiteni i Bashkimit, do të përshëndetet nga futbolli

Futboll

Kapiteni i Bashkimit, do të përshëndetet nga futbolli

Më: 24 maj 2023 Në ora: 11:20
Shengil Jashari

Kapiteni i Bashkimit të Kumanovës, Shengil Jashari-“Gyli”, në ndeshjen e sotme kundër Aerodrom-it do të përshëndetet nga loja aktive e futbollit për t’i varur këpucët në gozhdë.

37-vjeçari ka zgjedhur momentin kur Bashkimit do t’i dorëzohet trofeu i kampionit të Ligës së Tretë – Veri nga ana e FFM-së.

Kapiteni Shengil Jashari apo siç e thërrasin ndryshe “Gyli” nga mosha e re e ka djersitur fanellën e Bashkimit.

“Do të jetë një moment emocionues të ndahesh nga njerëzit që 20 vite të kanë përkrahur, të kanë mbështetur, të kanë duartrokitur dhe ke dhënë më të mirën që ke ditur.

Do të jetë shumë vështirë dhe emocionuese, por jam shumë krenar që kam qenë pjesë e KF Bashkimit.

Shpresoj se do të luaj edhe në balotazh për ta ndihmuar Bashkimin që të ngjitet në Ligën e dytë dhe pastaj do t’i jap fund karrierës si lojtar aktiv”, deklaroi për mediumin nga Maqedonia "Open-TV" Shengil Jashari.

Mesfushori Shengil Jashari te Bashkimi është dëshmuar për vetmohimin e tij në fushë, duke mos u dorëzuar asnjëherë në asnjë ndeshje.

Bashkimi, të enjten, mëson kundërshtarin në balotazh, ndërsa të dielën do të zhvillojë ndeshjen për inkuadrim në Ligën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat