Finalja e madhe e Kupës së Italisë

Futboll

Finalja e madhe e Kupës së Italisë

Më: 24 maj 2023 Në ora: 11:59
Pamje nga një ndeshje

Kupa e Italisë, gara e dytë për nga rëndësia në tokën italiane, ka ardhur në fund të rrugës.

Sonte në ‘Olimpico’ të Romës, do të luhet finalja e kësaj garë joshëse në mes Fiorentinës dhe Interit.

Kjo sfidë parashikohet të sjellë një duel dramatik, pasi që të dy skuadrat synojnë ta rrëmbejnë trofeun e Kupës së Italisë.

Të dy skuadrat tashmë kanë kryer të gjitha përgatitjet e duhura për duelin final.

Tradita flet në favor të Interit, megjithatë, skuadra nga Firenca më gjithë ‘arsenalin’ e tyre synon t’ua prish planet skuadrës së Simone Inzaghit.

Interin pas finales me Fiorentinën e pret edhe finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, ku me 10 qershor në Stamboll, do të ballafaqohet me Manchester City-n.

Finalja e Fiorentinës dhe Interin fillon në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat