Presion

Futboll

Presion

Më: 24 maj 2023 Në ora: 12:57
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe e ka ndarë mendjen dhe nuk preferon të qëndrojë në Paris.

Sulmuesi aktualisht është duke i bërë presion klubit me anë të klauzolës në kontratë, teksa Mbappe ia ka bërë të qartë drejtuesve se nuk do të aktivizojë rinovimin me një tjetër vit deri në 2025.

Kështu, më këtë zgjedhje, Mbappe detyron Paris Saint-Germain që të vlerësojë ofertat e mundshme që mund të mbërrijnë për 24-vjeçarin pasi përndryshe në verën e ardhshme rrezikojnë ta humbasin lojtarin me parametër zero.

Siç dihet, Reali vijon të mbetet pas Mbappe edhe pse tashmë madrilenët nuk e bëjnë diçka të tillë në mënyrë të hapur dhe preferojnë të mbeten në prapaskenë.

Nga ana tjetër, edhe vetë sulmuesi preferon Realin e Madridit, por nuk duhet lënë pas edhe Anglia me situatën e Mbappe që monitorohet nga afër edhe në ishull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat