Pezullohet Halili dhe një lojtar i Bylisit

Futboll

Pezullohet Halili dhe një lojtar i Bylisit

Më: 24 maj 2023 Në ora: 15:21
Logo e FSHF

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet për javën e fundit të kampionateve shqiptare.

Për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhjen e sendeve në fushë, klubi i Tiranës është gjobitur me 200,000 lekë, ndërsa zyrtare Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, dënohet me tetë ndeshje.

Po me 200,000 lekë është dënuar edhe klubi i Bylisit për sjelljen e gabuar të spektatorëve, ndërsa lojtari i ballshiotëve, Santos Oliver Joanisson, për sulm ndaj kundërshtarit, pezullohet me pesë ndeshje në të gjitha kompeticionet

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 24.05.2023:

KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF Tirana, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

Lojtari i KF Bylis, Santos Oliver Joanisson, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtarja e FC Kinostudio Femra, Melisa Doce, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Zyrtari i KF Teuta U-19, Ilir Biturku, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Vllaznia U-17, Denis Zmijani, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

FC Dinamo U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-15, kundër Studenti U-15, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat