Maldini ka piketuar dy lojtarë nga klubi argjentinas

Futboll

Maldini ka piketuar dy lojtarë nga klubi argjentinas

Më: 24 maj 2023 Në ora: 18:38
Lukas Beltran

Lukas Beltran, qendërsulmuesi i River Plejtit, hyn në listën e synimeve të Milanit për merkaton e verës.

Sipas “Tuttosport”, që nga janari, mes kampionatit argjentinas, Kupës Libertadores dhe Kupës së Argjentinës, 22-vjeçari ka shënuar 8 gola në 20 ndeshje.

Kontrata e tij me “Los Milionarios” do të skadojë më 31 dhjetor 2025, por ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh, që mund të paraprijë largimin e djaloshit nga atdheu. Ajo që konfirmon zërat e transferimit është dreka e konsumuar në Milano mes drejtorëve Maldini dhe Masara dhe Horge Pablo Britos në cilësinë e presidentit të River Plejtit.

Përveç Beltranit, që ka qenë epiqendra e bisedës, në drekën e sipërpërmendur është folur edhe për Klaudio Eçeverrin. Fantazist që mund të veprojë si sulmues krahu, 17-vjeçari është pjesë e Riverit U-20, por edhe e skuadrës së dytë, por që ende nuk ka debutuar me ekipin e parë.

14 prezenca e 7 gola me të dyja skuadrat, e kanë çuar vlerën e tij në 4 milionë euro, shifër që Milani e shef të arsyeshme për një profil të tillë, që thuhet se e ka të ardhmen e sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat