Arsenal ka gati “planin”

Futboll

Arsenal ka gati “planin”

Më: 24 maj 2023 Në ora: 20:55
Logo e Arsenalit

Arsenal ka gati “planin”!

Pas një sezoni fantastik, ku përveç se siguruan rikthimin në UEFA Champions League, rivalizuan deri në fund “qytetarët” e Manchester City për titullin e Premier League, tashmë “topçinjtë” e Arsenal kanë bërë gati planet për merkaton e verës, aty ku pritet një “rifreskim” total i mesfushës.

Sipas raportimeve të mediave britanike, bordi i Arsenal është i gatshëm të shesë plot 8 lojtarë, në mënyrë që të sigurojë fondet e mjaftueshme për të sjellë në “Emirates” sezonin e ardhshëm, “fantazistin”, James Maddison dhe talentin e vijës së fundit të mesfushës, Declan Rice.

Deri më tani një largim i konfirmuar është mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili do të transferohet drejt “aspirinave” të Bayer Leverkusen, ndërkaq, së shpejti priten gjithashtu ofertat për Kieran Tierney dhe “bomberin”, Folarin Balogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat