Interi fiton Kupën e Italisë, Fiorentina e pafat

Futboll

Interi fiton Kupën e Italisë, Fiorentina e pafat

Nga: K. G. Më: 24 maj 2023 Në ora: 22:54
Pamje nga finalja

Interi është fitues i Kupës së Italisë.

Interi ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Fiorentinës, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Olimpico” në Romë.

Një finale e luftuar deri në frymën e fundit.

Skuadra nga Firenca e pafat, ka shpërdoruar tre raste ideale në 16 minutat e fundit.

Së pari Nicolas Gonzalez në pozitë ballore godet fortë megjithatë portieri Handanoviq ka treguar klasin e tij në minutën e 74-të. 

Pas pesë minutave edhe Joviq ka dështuar sikurse edhe Gonzalez në atë të 87-tën.

Për Interin shënuan Lautaro Martinez (29' e 37') dhe për Fiorentinën shënoi Gonzalez (3').  

Interi fiton Kupën e Italisë për edicionin e dytë radhazi.

Dhe për herë të nëntë në histori, duke barazuar Romën. Në krye qëndron Juventusi me 14 Kupa Italie.

Interit pas triumfit në Superkupë, tan ka fituar Kupën italiane dhe mendjen e ka tash në finale të Champions League ndaj

Manchester Cityt sikurse edhe Fiorentina në finale të Conference League, përballet me West Ham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat