Espanyol bën çmendurinë, nga 0:3 në 3:3 ndaj Atletico Madridit

Futboll

Espanyol bën çmendurinë, nga 0:3 në 3:3 ndaj Atletico Madridit

Nga: K. G. Më: 24 maj 2023 Në ora: 23:55
Pamje nga ndeshja

Espanyoli i mrekullive, nga humbja 0:3 ka barazuar 3:3 me Atletico Madridin në ndeshjen e javës së 36-të në elitën e futbollit spanjoll. 

Atletico Madridi ka avancuar me rezultat 3:0, me golat që realizuan Niguez (21'), Griezmann (44') e Carrasco (46').

Espanyol ringjallet në lojë në 26 minuta duke shkaktuar senzacion, shënuan tri herë përmes Montes (64’), Joselu (76’ – nga penalltia) e Vinicius Souza (79’).

Në minutën e 84-të.lojtari i Atleticos, Joselu, doli i vetmuar por goditjen e tij e ndali me këmbë portieri kroat Ivo Grbiç.

Atletico është në vend të tretë me 73 pikë dhe Espanyol është në vend të 19-të me 35 sosh apo tre pikë larg pozitës së 17-të, Cadiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat