Galatasaray po kthehet në superfuqi në Ballkan

Futboll

Galatasaray po kthehet në superfuqi në Ballkan

Më: 25 maj 2023 Në ora: 12:57
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Gallatasaraj, e cila është një hap fitimit të titullit kampion në kampionatit turk këtë sezon, po mendon për ndërtimin e një ekipi shumë kompetitiv në Europë sezonin e ardhshëm. Klubi është vënë që tani në punë për të patur një grup të mirë futbollistësh, me përvojë në arenën ndërkombëtare.

Galatasaray do të luajë në Ligën e Kampionëve, andaj dhe përparësi është sigurimi i disa futbollistëve që e njohin këtë turne.

Objektivi primar është mbajtja e sulmuesit argjentinas Mauro Ikardi, të cilit do t’i sjellin në repart një tjetër kampion.

Ideja është afrimi i brazilianit Roberto Firmino, që do të largohet nga Liverpulli, pasi i skadon kontrata.

Një transferim me koston zero, por që është i vështirë, pasi pretendentët për Firmino janë të shumtë.

Gallatasaraj synon t’i ofrojë një rrogë të mirë dhe faktin që do të jetë titullar e luan në Ligën e Kampionëve.

Një tjetër emër i rëndësishëm është edhe ai i mesfushorit portugez Renato Sançes, që aktualisht luan me PSZH. Një emër i rëndësishëm për skuadrën turke, e cila synon ta marrë në formë huazimi me të drejtë blerje. Sançez do t’i jepte shumë kualitet ekipit të Gallatasaraj, që po kthehet në superfuqi në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat