Largohet 14 muaj para lojërave Olimpike presidentja e Komitetit Olimpik Francez

Futboll

Largohet 14 muaj para lojërave Olimpike presidentja e Komitetit Olimpik Francez

Më: 25 maj 2023 Në ora: 15:20
Brigitte Henriques

Brigitte Henriques, presidentja e Komitetit Olimpik Francez, dha dorëheqjen këtë të enjte, 14 muaj para Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Ish-zëvendëspresidentja e Federatës Franceze të Futbollit (FFF) ka dhënë dorëheqjen pas një viti e gjysmë të trazuar, të karakterizuar nga konflikte dhe rivalitete të brendshme me paraardhësin e saj, Denis Masseglia.

Sekretarja e përgjithshme, Astrid Guyart, do të jetë në krye të drejtimit të organizatës në mënyrë të përkohshme, deri në zgjedhjen e presidentit të ri (zgjedhjet do të mbahen në tre muajt e ardhshëm).

Komitetit Olimpik Francez është përballur me një klimë tejet të paqëndrueshme, me më shumë se një vit e gjysmë krizë, mes kërcënimeve, denoncimeve dhe shkëmbimeve me email me median.

Pika e thyerjes u arrit pasi Denis Masseglia ngriti një padi kundër Brigitte Henriques për shkelje të besimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat