Teuta mposht Egnatian

Futboll

Teuta mposht Egnatian

Më: 25 maj 2023 Në ora: 18:15
Pamje nga ndeshja

Teuta ka mposhtur 1-0 Egnatian në javën e parafundit duke u ngjitur në vendin e 4, që të dërgon në Konferencë League.

Goli që i siguroi 3 pikët vendasve u realizua nga Vila në minutën e 3′.

Ndërkohë, Kukësi dhe Erzeni kanë barazuar pa gola duk mos siguruar ende mbijetesën.

Në ndeshjen tjetër Vllaznia ka barazuar 1-1 me Laçin. Balaj realizoi për vendasit në minutën e 47′, ndërsa miqtë barazuan me Guindo 73′.

Ky barazim e lë Vllazninë në vendin e 5 me 47 pikë, 1 pikë larg Kupave të Europës.

Ndërkohë, kurbinasit kanë siguruar mbijetesën një javë para përfundimit të kampionatit.,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat