Rabiot bën gati “valixhet”

Futboll

Rabiot bën gati “valixhet”

Më: 26 maj 2023 Në ora: 11:49
Rabiot

“Djajtë” e Manchester United dështuan të transferonin “katalizatorin” francez të mesfushës, Adrien Rabio sezonin e shkuar, ku edhe pse Juventus ra dakord për të çmimin prej 20 milionë eurosh, ishte vetë lojtari që nuk pranoi kushtet e kontratës të paraqitura nga “të kuqtë” e Manchester.

Mirëpo, ky sezon është ndryshe, me Rabiot që është në javët e fundit të kontratës së tij me “bardhezinjtë” e Juventus dhe mund të largohet nga “Allianz Stadium”, si një lojtar i lirë në fillimin e kësaj merkatoje vere, ku padyshim interesimi nga ekipet të mëdha të Evropës nuk mungon.

Sipas mediave franceze dhe atyre italiane, e ëma e 28-vjeçarit francez, njëkohësisht dhe menaxherja e tij, Veronique Rabiot ka patur konkakte javët e fundi me “djajtë e kuq”, të cilët janë përpjekur disa herë për ta sjellë në “Old Trafford”, mesfushorin e “gjelave”.

Në krahun tjetër, nuk mund të përçmohet as një rikthmin në Ligue 1, aty ku “gjigandët” e PSG e kërkojnë sërish ish-lojtarin e tyre, sidomos në këto momente ku “parizienët” nuk e kanë më stabilitetin e dikurshëm në mesfushës.

Një tjetër opsion mbeten dhe “bavarezët” e Bayern Munich, por deri më tani asnjë nga klubet nuk ka konfirmuar një ofertë zyrtare drejt 28-vjeçarit dhe gjithçka mbetet për t’u vendosur gjatë merkatos së verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat