Reus nuk i kursen ironitë ndaj tifozëve të Bayernit: Rrini të qetë

Futboll

Reus nuk i kursen ironitë ndaj tifozëve të Bayernit: Rrini të qetë

Më: 26 maj 2023 Në ora: 11:54
Reus

Shumë lojtarë me emër e kanë konsideruar Borusia Dortmundin si trampolinë për të arritur majat me klubet më të rëndësishme nga kontinenti i vjetër, ndërsa Marco Reus i ka qëndruar besnik ekipit verdhezi dhe po e pret me padurim që kjo sakrificë për vite të tëra pritje në sigurimin e ligës të nuhatet më fort se kurrë.

Kapiteni i rivalëve të Bajernit nuk i ka kursyer thumbat karshi tifozëve bavarezë, të cilët shpresojnë në një ndalesë në duelin e javës finale.

“Ndihem shumë mirë që e kemi kampionatin në duart tona, ndonëse ende nuk ka përfunduar zyrtarisht.

U them tifozëve nga Mynihu të mos shqetësohen, nuk ka për të ndodhur asnjë surprizë në xhiron vendimtare.

Fishekzjarrët me ngjyrë verdhezi do të shpërthejnë ditën e shtunë. Pres shumë eufori dhe fytyra të lumtura.

Mungesa e gjatë e ka rritur dëshirën për të bërë tonin këtë kompeticion. Kemi dhuruar paraqitje dinjitoze prej kampioni në vitin 2023, thuajse perfekt”, e mbylli prononcimin 33-vjeçari në faqen zyrtare të klubit ku aktivizohet.

Distanca mes Dortmundit kryesues dhe Bajernit ndjekës është vetëm një pikë, çka e bën të detyrueshëm suksesin me Maincin në “Signal Iduna Park”, pavarësisht shifrave nga takimi Këln-Bayern Munih.

Futbollisti me numër “11” nën urdhrat e Edin Terziçit është inkuadruar në 24 prezenca në Bundesligë, e përkthyer me 6 asiste dhe të njëjtën kuotë shërbimesh ndaj shokëve.

Vetëm para disa ditësh Rojs firmosi kontratën e fundit me Dortmundin deri në verën e vitit 2024, e cila me shumë gjasa do t’i japë udhë rrugës për të varur “këpucët në gozhdë” si futbollist profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat