Max në Frankfurt

Futboll

Max në Frankfurt

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:14
Philipp Max

Frankfurt e bën “sefte” këtë merkato vere, “shqiponjat” gjermane sigurojnë shërbimet e anësorit 29-vjeçar!

Anësori gjerman i mbrojtjes, Philipp Max u transferua nga “gjigandët” holandez të PSV Eindhoven drejt “shqiponjave” të Eintracht Frankfurt, gjatë merkatos së dimrit, në një “kalim” që pritej të ishte thjesht një huazim deri në fundin e këtij sezoni.

Mirëpo, gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër dhe 13 paraqitjet e zhvilluar deri më tani me fanellën e Franfkurt, duket se kanë mbushur mendjen e tekniku Oliver Glasner për ta mbajtur 29-vjeçarin, në “Deutsche-Bank Park”.

Me anë të një komunikimi në profilin e tyre zyrtar në “Twitter”, “shqiponjat” e Frankfurt njoftuan ditën e sotme, se kanë aktivizuar “opsionin” e blerjes së kartonin të anësorit dhe Philipp Max do të firmosë një kontratë të re me gjermanët, kontratë kjo e vlefshme deri në verën e vitit 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat