Juventus mendon për “arkitektët” e rivalëve të Serie A

Futboll

Juventus mendon për “arkitektët” e rivalëve të Serie A

Më: 26 maj 2023 Në ora: 18:05
Adrien Rabiot

Një largim i mundshëm i “katalizatorit” të mesfushës së Juventus, Adrien Rabiot nga “bardhezinjtë” në fund të këtij sezoni, mund të krijojë një boshllëk shumë të madh në mesfushën se skuadrës së Allegrit, boshllëk që pritet të “mbushet” nga një tjetër “yll” i Serie A.

Sipas prestigjiozes italiane, “Tuttosport”, në “radarët” e “zonjës së vjetër” janë disa lojtarë, kyç, nga ekipe të tjera të Serie A, kryesisht Lazio, Atalanta e Sassuolo, ekipe këto që prej vitesh “furnizojnë” elitarët e Italisë me lojtarë cilësorë.

Në “listë” për mesfushën janë 3 emra, me të parin që vjen nga “shqiponjat” e Lazio dhe është pikërisht, “ballkanasi”, Sergej Milinkovic-Savic, më tej në listë është talenti italian i Sassuolo, Davide Frattesi dhe gjithçka “mbyllet” me “arkitektin” hollandez të Atalanta, Teun Koopmeiners.

Deri më tani, këta raportohen të jenë emrat e mundshëm që mund të zëvendësojnë francezin, ndërsa ende nuk është bërë me dije nëse “bardhezinjtë” kanë nisur ofertat e para drejt klubeve apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat