Klubi anglez interesohet për shqiptarin

Futboll

Klubi anglez interesohet për shqiptarin

Nga: K. Goca Më: 26 maj 2023 Në ora: 22:47
Enis Bardhi

Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut, futbollisti shqiptar Enis Bardhi, do të largohet nga Trabzonspor në fund të sezonit aktual.

Edhe pse u spekulua se ai mund të vazhdojë karrierën në ligën MLS, në garë për nënshkrimin e tij është edhe një klub anglez.

Bëhet fjalë për Hull Cityn që aktualisht janë në Championship. 

Hull synon të rikthehet në Premier League sezonin e ardhshëm, ndaj e shohin Bardhin si një përforcim ideal për objektivin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat