Gasperini: Mendoj ndryshe nga drejtuesit

Futboll

Gasperini: Mendoj ndryshe nga drejtuesit

Më: 28 maj 2023 Në ora: 12:46
Gasperini

Pas disfatës 2-3 në transfertë me Interin, Atalanta e trajnerit Gian Piero Gasperinit nuk ka shans për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm.

Për teknikun e bergamaskëve një dështim i tillë nuk është për t’u dramatizuar teksa pas sfidës, 65-vjeçari shprehet se Atalanta nuk është një skuadër elitare që renditet gjithnjë në vendet e para të klasifikimit ndërsa shtoi se ai nuk është i bindur nëse do të qëndrojë në krye të skuadrës sezonin e ardhshëm.

“Duket sikur Atalanta duhet të luftojë me çdo kusht për t’u kualifikuar në Champions League. Nuk e konsideroj skuadrën time si një skuadër elitare, edhe pse më duhet t’i lavdëroj djemtë për atë që kanë bërë gjatë sezonit.

Kam një marrëdhënie të mirë me drejtuesit, por kemi mendime të ndryshme. Nuk e di nëse për sezonin e ardhshëm do të arrijmë gjuhën e përbashkët”, u shpreh Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat