Mendes thyen heshtjen

Futboll

Mendes thyen heshtjen

Më: 30 maj 2023 Në ora: 12:15
Jorge Mendes e Ronaldo

Jorge Mendes këmbëngul se ai është ende afër me ish-klientin Cristiano Ronaldo, pas ndarjes së tyre në fillim të këtij viti. 

Ronaldo, 38 vjeç, ishte përfaqësuar nga Mendes për pjesën më të madhe të karrierës së tij të shquar, por u raportua se dyshja u ndanë verën e kaluar, pasi sulmuesi portugez i kërkoi agjentit t’i siguronte kalimin te Bayern Munich ose Chelsea, pasi u zhgënjye nga eksperienca e dytë te “Djajtë e Kuq”.

Edhe pse kjo nuk u realizua, Ronaldo përfundimisht arriti dëshirën e tij dhe u largua nga Manchester United me pëlqim të ndërsjellë, në dhjetor.

Por deri në atë pikë, megjithatë, marrëdhënia e luzitanit me Mendes ishte e prishur, pas intervistës “bombë” që ai kreu me Piers Morgan pak para se të largohej nga “Old Trafford”; një vendim që nuk u mbështet nga Mendes.

Një ndarje zyrtare e rrugëve pasoi shpejt në javët pas kalimit të Ronaldos tek Al-Nassr; një lëvizje e cila nuk u negociua nga Mendes. Por duket se nuk ka ndjenja hatërmbetjeje nga superagjenti, i cili u tha gazetarëve se ka një “marrëdhënie të shkëlqyer personale” me Ronaldon.

Megjithatë, ai ishte disi i heshtur kur u pyet për situatën aktuale të Ronaldos, pasi sulmuesi u kritikua për largimin nga Manchester United në favor të transferimit në Lindjen e Mesme. Mendes tha: “Si e shoh këtë fazë të jetës së tij? Cristiano do të jetë gjithmonë në zemrën time. Ai është një lojtar dhe person i veçantë për mua.

Nëse para disa vitesh mendoja se mund të kisha një lojtar me gjysmën e vlerës së Cristianos, do të firmosja për më pak. Ne të gjithë portugezët duhet të jemi krenarë që kemi nxjerrë një lojtar si ai. E kam thënë gjithmonë dhe do ta them gjithë jetën: ai ishte dhe është lojtari më i mirë në të gjithë historinë e futbollit botëror. Nuk kam as më të voglin dyshim, edhe në krahasim me të tjerët”.

Mendes vazhdoi duke këmbëngulur se Ronaldo do të jetë gjithmonë futbollisti më i mirë në histori: “Duhet të shihni se çfarë arriti të bëjë. Futbolli është gola! Ka shumë forcë dhe shumë punë, gjithashtu, në karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano-s”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat