Çfarë po ngjan me Granit Xhakën? 

Futboll

Çfarë po ngjan me Granit Xhakën? 

Nga: K. Goca Më: 30 maj 2023 Në ora: 18:31
Granit Xhaka

Futbollisti Granit Xhaka është gati që të rikthehet në Bundesligë. 

Por marrëveshja nuk ka përfunduar ende mes tij dhe Bayer Leverkusenit.

Granit Xhaka ka shënuar dy gola në fitoren 5:0 të Arsenalit në shtëpi kundër Wolverhampton për të përfunduar sezonin në mënyrën më të mirë. 

“Këto janë ndoshta dy golat e tij të fundit për ‘Topçinjtë’, pasi kapiteni i kombëtares së Zvicrës dëshiron që të largohet.

Pas shtatë vitesh në Londër, rruga do të çojë përsëri në Bundesligë. 

Bayer Leverkusen është qëllimi, klubi dëshiron Xhakën dhe Xhaka dëshiron të shkojë në Leverkusen. 
Megjithatë, marrëveshja nuk është perfekte.

Siç shkruan ‘Kicker’, dy klubet ende nuk kanë rënë dakord dhe aktualisht janë në negociata.

Arsenali kërkon rreth 15 milionë euro për mesfushorin”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat