Eden Hazard është Gareth Bale i ri!

Futboll

Eden Hazard është Gareth Bale i ri!

Më: 31 maj 2023 Në ora: 18:57
Gareth Bale

Eden Hazard është Gareth Bale i ri, jo vetëm në këndvështrimin e “sjelljes” dhe analogjive në nivel kontratash. Belgu i Real Madrid është prej kohësh në qendër të disa zërave të merkatos që e japin larg Madridit.

Megjithatë, edhe sicvc ka shkruar AS në këto orë, lojtari duket se nuk ka ndërmend të lëvizë dhe të lehtësojë klubin nga rroga e tij e lartë.

Sipas medias iberike, në fakt, Hazard po ndjek gjurmët e Bale, i cili ka qëndruar te Real Madrid deri në fundin e kontratës së tij.

Ish-ylli i Chelsea-t, në fakt, ka edhe një vit në kontratën e tij dhe pavarësisht aktivizimit me pikatore duket se nuk ka ndërmend të largohet para 30 qershorit të 2024-ës.

Ideja është ajo që të qëndrojë, edhe me kusht që të qëndrojë në stol, dhe të rëndojë në bilancet e klubit edhe për një sezon për t’u larguar më pas me kosto zero në moshën 33 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat