Piketohet edhe Nagelsmann

Futboll

Piketohet edhe Nagelsmann

Më: 31 maj 2023 Në ora: 19:03
Nagelsmann

Një objektiv ambicioz, i vështirë, por që De Laurentiis po përpiqet të kuptojë nëse është e mundur të arrihet.

Në orët e fundit, sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, një kontakt i drejtpërdrejtë ka ndodhur mse presidentit të Napolit dhe trajnerit gjerman Julian Nagelsmann.

Kohët e fundit ka pasur një kontakt të parë eksplorues për të kuptuar situatën, detajet e klauzolës së largimit të tij. Megjithatë, De Laurentiis ndali kontaktet pasi u hodh mbi Luis Enrique.

Gjithsesi, Napoli është ende në kërkim të një trajneri, pasi edhe opsioni i Luis Enrique është ftohur tashmë. Siç raportohet, kontakte të reja kanë nodhur me Nagelsmann, por ende asgjë konkrete apo e detajuar.

Opsione të tjerë të Napolit për postin e trajnerit përfshihen emra si Vincenzo Italiano i Fiorentina dhe Thiago Motta i Bologna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat