Stuttgart fiton bindshëm ndeshjen e parë të play-aut-it

Futboll

Stuttgart fiton bindshëm ndeshjen e parë të play-aut-it

Nga: K. G. Më: 1 qershor 2023 Në ora: 22:40
Pamje nga ndeshja

Stuttgart ka shënuar fitore bindëse dhe që mund ta sigurojë mbetjen në Bundesliga I.

Ata si vendas i shkaktuan humbje me rezultat 3:0 Hamburgut, në ndeshjen e parë të play-aut-it.

Ndeshja e kthimit luhet në Hamburg por për Stuttgartin është një kapital i madh epërsi e sfidës së sotme.

Golat i realizuan Mavropanos (1'), Vagnoman (51') e Guirassy (54').

Fitorja do të ishte edhe më thellë sikur Guirassy të shënonte nga penaltia në minutën e 26-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat