Synohet titulli pas 10 vitesh

Futboll

Synohet titulli pas 10 vitesh

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 13:10
Tifozët

Vincenzo Montella do të largohet nga stoli i Adana Demirspor në fundin e muajit qershor, por jo nga futbolli turk. Trajneri italian qëndron në stolin e skuadrës prej shtatorit të vitit 2021.

Ai dhe djemtë e tij e mbyllën këtë sezon në vendin e katërt, që i mundëson Adana Demirspor të luajë në Conference League sezonin e ardhshëm. 30 qershori do të sjellë ndarjen me klubin turk.

Ndërkohë, Montella ka marrë një ofertë nga Fenerbahce, klubi historik turk, njëkohësisht rekordmenët me 28 tituj kampionë. Goal shkruan se ish-goleadori italian pritet të zëvendësojë Jorge Jesus.

Portugezi do të drejtojë Fenerin për herë të fundit në finalen e Kupës së Turqisë përballë Basaksehirit (11 qershor).

Më pas do t’i lërë vendin Montellas, i cili synon të dërgojë skuadrën te titulli kampion.

Tifozët e Fenerbahces kanë vite që presin rikthimin e skuadrës së zemrës në majën e futbollit turk.

Aty ku “kanarinat e verdha” mungojnë prej vitit 2014.

Gjatë karrierës së trajner, Montella ka drejtuar edhe Milanin, Romën, Fiorentinën, Sevillan, Sampdorian dhe Catanian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat