Kim shpallet mbrojtësi më i mirë i sezonit në Serie A

Futboll

Kim shpallet mbrojtësi më i mirë i sezonit në Serie A

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 15:17
Min jae Kim

Serie A ka shpallur pak çaste më parë mbrojtësin më të mirë të sezonit.

Min jae Kim i Napoli ka marrë çmimin prestigjoz siç është zakon nga Serie A.

Paraqitja fantastike e tij me Napolin dhe fitimi i Scudettos, kanë bërë që Kim të marrë shumë pikë nga vlerësimet dhe të cilësohet si më i miri i sezonit 2022/20223.

Kim u transferua nga Fenerbahce te Napoli për vlerën e 18 milionë eurove në korrik të vitit 2022, si zëvendësuesi i Koulibaly, dhe koreani ia doli mjaft mirë për të mbuluar hapësirën e lënë boshë nga senegalezi.

Sot Kim ka një vlerë rreth 50 milionë euro në treg dhe shumë klube të mëdha angleze kërkojnë shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat